Shqip - Suretu El Fatiha

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu El Fatiha

Choose the reader


Shqip

Suretu El Fatiha - Vargjet Numri 7
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ ( 1 ) El Fatiha - Ayaa 1
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ( 2 ) El Fatiha - Ayaa 2
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ ( 3 ) El Fatiha - Ayaa 3
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ ( 4 ) El Fatiha - Ayaa 4
Sunduesit të ditës së Gjykimit!
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ ( 5 ) El Fatiha - Ayaa 5
Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!
اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ ( 6 ) El Fatiha - Ayaa 6
Udhëzona në rrugën e drejtë!
صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ ( 7 ) El Fatiha - Ayaa 7
Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!

Random Books

  • Tre parimetSi ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.

    Autor : Muhamed b. Abdul Vehab

    Rishikim : Enes Goga - Mehdi Goga

    Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme

    Source : http://www.islamhouse.com/p/228

    Download :Tre parimetTre parimet

  • Teuhidi dhe ShirkuTeuhidi dhe Shirku: Në këtë libër hoxha i nderuar, Muhamed Xhemil Zejno (Allahu e mëshiroftë), sqaron rëndësinë dhe vlerën e teuhidit – njësimit të Allahut dhe dëmin e shirkut – adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut. Ai gjithashtu sqaron shirkun e madh dhe llojet e tij si dhe shirkun e vogël me llojet e tij, ku dhe tërheq vërejtjen nga disa forma të tyre të cilat i veprojnë njerëzit.

    Autor : Muhamed Xhemil Zejno

    Rishikim : Ekrem Avdiu

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332075

    Download :Teuhidi dhe Shirku

  • Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritKy libërth i shkruar nga dijetari Ibn El Uthejmin ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me Agjërimin, Teravitë dhe Zekatul Fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptuar, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231844

    Download :Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritRregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul Fitrit

  • Islami dhe Krishterizmi“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314473

    Download :Islami dhe Krishterizmi

  • Pengesat në rrugëRruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.

    Autor : AbdulMelik El Kasim

    Rishikim : Bahri Curri

    Përkthim : Driton Maxhuni

    Source : http://www.islamhouse.com/p/228769

    Download :Pengesat në rrugëPengesat në rrugë

Choose language

Choose Suretu

Random Books

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share