Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Ta mësojmë Islamin
Ta mësojmë Islamin
Ta mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).Autor : Muhamed ALij Fet-hullah
Përkthim : Irfan Salihu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/329569
Random Books
- Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshNë këtë libër përmenden parime dhe rregulla islame shumë të rëndësishme që u vlejnë të gjithë muslimanëve, në çdo kohë dhe vend, e veçanërisht kur ata kalojnë sprova të rënda që rrezikojnë unitetin dhe bashkësinë e tyre fetare. Dijetari në parathënien e librit të tij flet për rrezikun e fitneve, dobitë e ndjekjes së këtyre rregullave dhe argumentet në të cilat i ka mbështetur këto rregulla dhe më pas ka përmendur nëntë rregulla. Që të gjitha na japin një panoramë të shkurtër dhe të përmbledhur se si muslimani gjatë gjithë jetës së tij duhet të ketë vetëkontroll në pajtim me rregullat e fesë, si duhet të vlerësojë njerëzit dhe situatat, për t’iu ruajtur sa më shumë gabimeve dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut.
Autor : Salih b. AbdulAziz Ali Shejh
Përkthim : Justinian Topulli
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354729
- Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitKy libër shtjellon një ndër tematikat më të rëndësishme të akides e që është: “Shefati - Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit” dhe në shtjellimin e së cilës kanë devijuar grupe të shumta. Autori sjell besimin e Ehlu Sunetit rreth Shefatit, i cili është besimi mesatar dhe i vërtetë në këtë çështje. Shejhu i nderuar e trajton këtë temë përmes disa kapitujve, si: Kuptimi i shefatit dhe argumentet që e vërtetojnë atë dhe dallimi mes shefatit në këtë botë dhe në tjetrën, llojet e shefatit të Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) dhe kush bën shefat përveç tij, kushtet e shefatit dhe shkaqet e përfitimit të tij dhe në fund flet rreth shefatit sipas kundërshtarëve të Ehlu Sunetit dhe përgjigja ndaj tyre.
Autor : Nasir b. Abdurr-Rrahman El Xhudej
Rishikim : Justinian Topulli
Përkthim : Altin Plumbi
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354324
- Islami - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëziminKy libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.
Autor : Ebul Hasen En Nedevi
Përkthim : Bashkim Aliu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/339682
- Etika IslameKy është një libër përmbledhës që përmban një varg rregullash për të cilat ka nevojë muslimani gjatë jetës së tij të përditshme. Këtë libër ia paraqes si këshillë umetit: Mësim për të paditurin, përkujtim për harrestarin dhe vërej-tje për shpërfillësin e këtyre rregullave. Ky libër është këshillë për besimtarin, që të jetojë me udhëzimet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
Autor : AbdulHamid b. Abdurr-Rrahman Es Suhejbani
Rishikim : Umer Musa
Përkthim : Ferid Selimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/306584
- Texhvid i preferuar Kuran per te lexuarKurani Fisnik është i veçantë edhe për metodologjinë e të lexuarit. Për ta lexuar atë drejtë dhe saktë patjetër duhet t’iu përmbahemi rregullave të leximit të tij. Kjo na mundëson neve ta zbatojmë urdhrin e Allahut dhe ta arrijmë shpërblimin e përgatitur për këtë. Libri rreth texhvidit i hoxhes Shefqet Krasniqi është libër praktik nëpërmes të cilit mund ta drejt lexojmë Librin e Allahut.
Autor : Dr. Shefqet Krasniqi
Rishikim : Uthman Abbasi
Source : http://www.islamhouse.com/p/231877












