Shqip - Suretu El Maun

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu El Maun

Choose the reader


Shqip

Suretu El Maun - Vargjet Numri 7
أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ ( 1 ) El Maun - Ayaa 1
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinënë botën tjetër?
فَذَٰلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ ( 2 ) El Maun - Ayaa 2
Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ ( 3 ) El Maun - Ayaa 3
Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin.
فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ ( 4 ) El Maun - Ayaa 4
Pra shkatërrim është për ata që falen,
الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ ( 5 ) El Maun - Ayaa 5
të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ ( 6 ) El Maun - Ayaa 6
Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ ( 7 ) El Maun - Ayaa 7
Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).

Random Books

  • Etika IslameKy është një libër përmbledhës që përmban një varg rregullash për të cilat ka nevojë muslimani gjatë jetës së tij të përditshme. Këtë libër ia paraqes si këshillë umetit: Mësim për të paditurin, përkujtim për harrestarin dhe vërej-tje për shpërfillësin e këtyre rregullave. Ky libër është këshillë për besimtarin, që të jetojë me udhëzimet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)

    Autor : AbdulHamid b. Abdurr-Rrahman Es Suhejbani

    Rishikim : Umer Musa

    Përkthim : Ferid Selimi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/306584

    Download :Etika IslameEtika Islame

  • Rijadus SalihinNjë ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.

    Autor : Ebu Zekerija En Nevevi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231837

    Download :Rijadus SalihinRijadus Salihin

  • Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiShejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314463

    Download :Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati

  • Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipeKy është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.

    Botuesi : Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit

    Source : http://www.islamhouse.com/p/232

    Download :Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipe

  • Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth IslamitKy libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.

    Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk

    Rishikim : Driton Morina

    Përkthim : Fehim Dragusha

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354815

    Download :Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth Islamit

Choose language

Choose Suretu

Random Books

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share