Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Plani dhjetëditor
Plani dhjetëditor
Plani dhjetëditor është një libërth i edukatorit dhe dijetarit Muhamed Husejn Jakub, ku flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes dhe prezanton një program për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre. Ky plan përmban dhjetë projekte, e ato janë: Projekti i Kuranit Fisnik, banketi për çdo namaz, dhikrit, agjërimit, haxhit dhe umres, projekti “Kanatirul Firdevs”, i vëllazërisë për hir të Allahut, i lidhjes familjare, ditës së Arafatit, ditës së Bajramit dhe e përfundon librin e tij me shanse të arta që duhet çdo musliman të përfitoj prej tyre.Autor : Muhamed Husejn Jakub
Rishikim : Redaksia e uebfaqes Albislam
Përkthim : Ulvi Fejzullahu
Botuesi : Uebfaqja 'Albislam' - http://www.albislam.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/327427
Random Books
- Fragmente nga jeta e SahabëveKy libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.
Autor : Abdurr-Rrahman Rafet Basha
Source : http://www.islamhouse.com/p/289724
- Ejani në shpëtim!“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”
Autor : Eroll Nesimi
Rishikim : Ekrem Avdiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314443
- Bazat e Teuhidit - Monoteizmi IslamTevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.
Autor : Bilal Filips
Source : http://www.islamhouse.com/p/314440
- Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në IslamKy dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape. Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes. ... “Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave: - Pikënisjet bazë. - Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj. - Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave. - Këshilla dhe kërkesa.”
Autor : Ibrahim Nasir En Nasir
Përkthim : Bledar Haxhiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314450
- Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniAkideja – Besimi, është pjesa më e rëndësishme që duhet ta dijë myslimani rreth fesë së tij. Ky libër që po u ofrojmë është shkruar në lëmin e akides dhe është ndër librat bashkëkohorë më të njohur. Libri është i bazuar në kuptimin e akides sipas gjeneratave të para islame, i mbështetur në argumente dhe larg devijimeve të grupeve të ndryshme. Libri ka tre kapituj: I pari: Flet për gjashtë kushtet e besimit. I dyti: Flet për thelbin dhe esencën e besimit. I treti: Flet për fjalët dhe veprat që të nxjerrin prej besimit.
Autor : Muhamed Nuajm Jasin
Source : http://www.islamhouse.com/p/306589












