Shqip - Suretu El Maun - Kurani Fisnik

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu El Maun

Choose the reader


Shqip

Suretu El Maun - Vargjet Numri 7
أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ ( 1 ) El Maun - Ayaa 1
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinënë botën tjetër?
فَذَٰلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ ( 2 ) El Maun - Ayaa 2
Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ ( 3 ) El Maun - Ayaa 3
Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin.
فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ ( 4 ) El Maun - Ayaa 4
Pra shkatërrim është për ata që falen,
الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ ( 5 ) El Maun - Ayaa 5
të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ ( 6 ) El Maun - Ayaa 6
Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ ( 7 ) El Maun - Ayaa 7
Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).

Random Books

  • Gratë në Islam kundrejt grave në traditën Judeo-Kristiane: Miti dhe realitetiTitulli i librit: Gratë në Islam kundrejt grave në traditën Judeo-Kristiane: Miti dhe realiteti Autor: Dr. Sherif Abdel Azīm Përktheu: Edin Q. Lohja Botues: Conveying Islamic Message Society, Aleksandri 2008 Citimet e Biblës janë marrë nga Bibla – Diodati i Ri. Citimet e vargjeve nga librat deuterokanonikë janë marrë nga versioni në shqip DSF (Don Simon Filipaj). Citimet e Kur’anit janë marrë nga Kur’ani – përkthim me komentim nga Sherif Ahmetit. Ndalohet shumëzimi, kopjimi ose transmetimi i këtij libri pa lejen e botuesit.

    Autor : Sherif AbdulAdhim

    Botuesi : Uebfaqja e Shoqatës 'Kumtimi i Islamit' - http://www.islamic-message.net

    Source : http://www.islamhouse.com/p/191531

    Download :Gratë në Islam kundrejt grave në traditën Judeo-Kristiane: Miti dhe realiteti

  • Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitNë këtë libër Shejhu i mirënjohur, AbdulMuhsin El Abbad, flet rreth obligimit për trajtimin me butësi dhe mirësi të pasuesve të Sunetit dhe mosashpërsisë ndaj tyre në sjellje, dave dhe gjithashtu gjatë urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja në mesin e tyre.

    Autor : Abdul Muhsin b. Hamed El Abbad El Bedr

    Përkthim : Bilal Shkrepi

    Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354736

    Download :Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit

  • Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësKy libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.

    Autor : Salih El Kurdi

    Përkthim : Selim Sulejmani

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329572

    Download :Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës

  • Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe UdhëzimeRigjallërimi Islam që ka përshkuar tërë botën tash e sa kohë ka nevojë për disa faktorë që të shndërrohet në një lëvizje të dobishme dhe ripërtëritëse. Ky libër në pjesën e tij të parë ofron trembëdhjetë rregulla që orientojnë këtë rigjallërim. Ndërsa në pjesën e tij të dytë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, jep udhëzime rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut, grupimet dhe fraksionet dhe qëndrimin kundrejt tyre dhe sjelljen në raport me ta si dhe për jomuslimanët dhe thirrjen e tyre në Islam. Libri përfundon me një shtojcë për mesataren e cila duhet të ndiqet në Dave – Thirrjen islame.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Justinian Topulli

    Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354807

    Download :Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe Udhëzime

  • Udhëzues i ilustruarmbi IslaminLibri “Udhëzues i ilustruar mbi Islamin” flet veçanërisht për mrekullinë shkencore në Islam dhe gjithashtu vë theksin në konceptet e Islamit dhe perceptimin e tij për individin dhe shoqërinë si dhe përfitimet të cilat i realizohen atij që e pranon islamin dhe i përmbahet sinqerisht mësimeve të Islamit. Ky libër prinë para librave të tjera të cilat ju drejtohen jo muslimanëve pëe shkak të ndikimi të madh të tij. Për këtë, ekspertët në thirrjen e jomyslimanëve kujdesen që fillimisht t’ua dhurojnë Kuranin në gjuhën e këtij jomyslimani e pas tij në listën e librave që i dhurohen është ky libër.

    Autor : Ibrahim Ebu Harb

    Source : http://www.islamhouse.com/p/193469

    Download :Udhëzues i ilustruarmbi Islamin