Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipe
Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipe
Ky është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.Botuesi : Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit
Source : http://www.islamhouse.com/p/232
Random Books
- Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe UdhëzimeRigjallërimi Islam që ka përshkuar tërë botën tash e sa kohë ka nevojë për disa faktorë që të shndërrohet në një lëvizje të dobishme dhe ripërtëritëse. Ky libër në pjesën e tij të parë ofron trembëdhjetë rregulla që orientojnë këtë rigjallërim. Ndërsa në pjesën e tij të dytë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, jep udhëzime rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut, grupimet dhe fraksionet dhe qëndrimin kundrejt tyre dhe sjelljen në raport me ta si dhe për jomuslimanët dhe thirrjen e tyre në Islam. Libri përfundon me një shtojcë për mesataren e cila duhet të ndiqet në Dave – Thirrjen islame.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Justinian Topulli
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354807
- Gabime në të cilat bien disa haxhilerëKy libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në to janë: Ihrami, tavafi, dy rekatet pas tavafit, ngjitja mbi Safa dhe Merve, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëve, tavafi lamtumirës.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Driton Lekaj
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/327422
- Shtyllat e besimitKy është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.
Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Rishikim : Enes Goga
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/226
- Ta mësojmë IslaminTa mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
Autor : Muhamed ALij Fet-hullah
Përkthim : Irfan Salihu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/329569
- Tre parimetSi ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.
Autor : Muhamed b. Abdul Vehab
Rishikim : Enes Goga - Mehdi Goga
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/228












