Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Besimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Akideja – Besimi, është pjesa më e rëndësishme që duhet ta dijë myslimani rreth fesë së tij. Ky libër që po u ofrojmë është shkruar në lëmin e akides dhe është ndër librat bashkëkohorë më të njohur. Libri është i bazuar në kuptimin e akides sipas gjeneratave të para islame, i mbështetur në argumente dhe larg devijimeve të grupeve të ndryshme. Libri ka tre kapituj: I pari: Flet për gjashtë kushtet e besimit. I dyti: Flet për thelbin dhe esencën e besimit. I treti: Flet për fjalët dhe veprat që të nxjerrin prej besimit.Autor : Muhamed Nuajm Jasin
Source : http://www.islamhouse.com/p/306589
Random Books
- Rruga e muslimanitRruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.
Përkthim : Driton Lekaj
Botuesi : Organizata bamirëse 'El Haremejn'
Source : http://www.islamhouse.com/p/339686
- Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësKy libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.
Autor : Salih El Kurdi
Përkthim : Selim Sulejmani
Source : http://www.islamhouse.com/p/329572
- Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)Libërth i shkruar nga dijetari shqiptar Abdul Kadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) ku sqaron me fjalë të shkurtra por, të qarta akiden - besimin e gjeneratave të arta islame (Selefit) dhe metodologjinë e tyre në kuptimin e fesë. Libri përveç argumenteve nga Kurani dhe Syneti përmban edhe një mori nga fjalët më të arta të dijetarëve të Selefit.
Autor : AbdulKadir El Arnaut
Rishikim : Sedat Shabani
Përkthim : Bekr Halimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/328711
- Dyzet Hadithe nga Imam NeveviuKy është një ndër librat e shkurtra (El Metn) më të njohura. Këto dyzet hadithe janë të përmendura pa zinxhirin e transmetimit dhe përfshinë fusha të ndryshme islame, ku çdo hadith prej tyre konsiderohet si një bazë madhështore e bazave të fesë. Çdo musliman duhet t’i dijë këto hadithe për shkak të rëndësisë së mësimeve të cilat i përmbajnë.
Autor : Ebu Zekerija En Nevevi
Rishikim : Driton Lekaj
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/354802
- Rijadus SalihinNjë ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.
Autor : Ebu Zekerija En Nevevi
Source : http://www.islamhouse.com/p/231837












